• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asociacioni i transportuesve kërkojnë prioritet për dhënie të dokumenteve

Asociacioni i transportuesve kërkojnë prioritet për dhënie të dokumenteve

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Asociacioni i transportuesve në komunikacionin ajror "MAKAM-TRANS" dhe "Prevoznik" sot i dërguan shkresë me kërkesë për mundësimin e përioritetit për dhënie të të gjitha dokuementeve të nevojshme të shoqatave tregtare transportuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shkresë për mbështetje në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ndërkaq për shkak të hyrjes në fuqi të dispozitave nga Marrëveshja e Prespës.

Siç theksojnë, shoferëve profesionsitë, aktivitetet e punës u varen mu nga këto dokumente dhe prandaj drejtohen për ndihmë dhe mbështetje me qëllim të evitimit të pengesave në kryerjen e transportit të mallrave.

Përderisa, lidhur me procedurat të cilat janë caktuar për marrje të etiketave dhe lejeve të reja të vozitjes, siç shtojnë, nevojitet t'u mundësohet të gjithëve të cilët kryejnë transport komercial (transport i mallrave dhe udhëtarëve) të njejtit t'i marrin menjëherë për të gjitha automjetet të cialt i kanë në pronësi, ndërsa në bazë të kopjeve nga lejet e vozitjes t'u jepen të reja me emër të ndryshuar të shtetit.

Shtojnë se transportuesit nga ana e vet do të sigurojnë parashtrim të etiketave dhe lejeve të qarkullimit përmes postës së shpejtë, apo me transportues të tjerë të cilët janë në shtet dhe do të udhëtojnë në drejtim të automjeteve të cilat janë jashtë shtetit.

Asociacionet i dërguan shkresë edhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllafoj Boçvarski, me të cilën kërkojnë mbështetje për të gjitha procedurat të cilat për momentin po kryhen, me qëllim që t'u jepet prioritet shoferëve profesionistë dhe shoqatave tregtare. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR