• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asllani e vazhdoi kontratën me Interin

Asllani e vazhdoi kontratën me Interin

Milano, 17 shtator 2024 (MIA) – Futbollisti shqiptar Kristian Asllani (22) e vazhdoi kontratën me Interin, njoftoi kampioni italian.

Asllani, siç bëhet e ditur në kumtesën e klubit, e vazhdoi bashkëpunimin me Interin për edhe një vit, deri në vitin 2028. 

Futbollisti shqiptar erdhi në Inter nga radhët e Empolit, ndërsa për klubin nga Milanoja luajti 64 ndeshje në të gjitha konkurrencat dhe shënoi një gol. 

Asllani debutoi për përfaqësuesen shqiptare në vitin 2022 dhe deri më tani për ekipin kombëtar luajti 25 ndeshje. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR