• e premte, 20 dhjetor 2024

ASK nuk politizohet, padrejtësia ndaj Hristovskit është korrigjuar dhe ai ka certifikatë sigurie, thotë kryeministri Mickoski

ASK nuk politizohet, padrejtësia ndaj Hristovskit është korrigjuar dhe ai ka certifikatë sigurie, thotë kryeministri Mickoski

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se Agjencia për Siguri Kombëtare nuk politizohet dhe se drejtorit të sapoemëruar Bojan Hrostvski i është bërë padrejtësi në të kaluarën. Ky gabim, thozë është korrigjuar dhe tani ai ka certifikatë sigurie.

Sipas Mickoskit, kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim u transformua në Agjenci për Siguri Kombëtare (ASK) dhe kur u bë përzgjedhja, siç tha ai, ka pasur ish-struktura të larta të Agjencisë së Inteligjencës, si dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ASK, të cilët i kanë profilizuar njerëzit dhe në bazë të atyre profileve, jan ëpërpjekur t'i dëmtonin përmes lajmeve të rreme dhe letrave shpifëse, duke abuzuar me institucionet në të cilat punojnë.

"Dhe natyrshëm, përmes padrejtësisë që iu bë Bojan Hristovskit, u konstatua, sepse atij nuk iu dha një certifikatë e tillë sigurie në fillim, u konstatua keqpërdorimi i një pjese të udhëheqjes, mbi të gjitha të ASK-së, prandaj në periudhën që pason, publiku do të njihet për shumë gjëra, si dhe edhe për ASK-në, se si është keqpërdorur për qëllime partiake dhe personale. Pastaj, pasi u konstatua, u korrigjua ai gabim, Bojan Hristovski ka certifikatë sigurie dhe nuk shoh absolutisht arsye që një person që e kalon pothuajse tërë jetën e tij të punës në sektorin e sigurisë, të mos e kryejë me sukses pozitën e lartë në ASK", tha Mickoski.

Qeveria dje në seancë e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Bojan Hristovski. Hristovski ka përvojë shumëvjeçare në institucionet e sigurisë. Për një kohë të shkurtër ishte drejtor i ndërmarrjes së qytetit "Parkingjet Shkup", ndërsa në pozitën e drejtorit vjen nga MPB-ja.

Nga LSDM-ja sot kanë reaguar se emërimi i Hrostovskit për drejtor të ASK-së "pushteti i Mickoskit dhe DMPNE zbatojnë partizim të rrezikshëm të Agjencisë dhe të institucioneve kyçe të sigurisë". mb/

Foto dhe video: MIA

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR