• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për të qartësuar mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor, ka miratuar udhëzim për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

Siç kumtuan sot nga ASHMAA, me udhëzimin janë mbuluar rregullat për kufijtë e reklamës politike me pagesë (RPP), përcaktimin e reklamuesit, shpërndarjen e kohës në lajme në Shërbimin Publik, prezantimin politik falas në kanalin parlamentar, sigurimi i aksesueshmërisë së përmbajtjes për procesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, rregullat e raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, veçanërisht për periudhën e përputhjes së dy proceseve zgjedhore.

"Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në raundin e parë të votimit, transmetuesit mund të transmetojnë gjithsej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë reklamuese në një program transmetimi me orë reale, ekskluzivisht për RPP. Në udhëzimin është përcaktuar saktësisht ndarja e këtyre minutave në mesin e shtatë parashtruesve të listave/kandidatëve për president. Në raundin e dytë të votimit, koha totale e RPP-së do të varet nga koha e RPP-së së përdorur nga parashtruesit e listave/kandidatët për president të cilët do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në raundin e dytë, theksohet në kumtesën.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, sqarohet në kumtesën, transmetuesit kanë të drejtë në nëntë minuta e tridhjetë sekonda shtesë për reklamim në kohë reale, ekskluzivisht për RPP. Pas konfirmimit të listave të dorëzuara të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia përkatësisht do të plotësojë udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

"Gjatë heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, më 23 dhe 24 Prill (deri në orën 19:00) 2024, vazhdon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, por ndërpritet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale-informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore për dy proceset zgjedhore"; shtohet në kumtesën nga ASHMAA.

Shërbimi publik dhe stacionet televizive të nivelit shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të transmetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në një format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 janë në dispozicion në ueb faqen www.avmu.mk. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR