• e premte, 05 dhjetor 2025

ASH: Si subjekt autonom, mbetemi të vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare dhe forcimin e strukturave partiake për ngritje në krye të skenës politike

ASH: Si subjekt autonom, mbetemi të vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare dhe forcimin e strukturave partiake për ngritje në krye të skenës politike

Shkup, 18 nëntor 2025

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua situata aktuale politike, procesi dhe epilogu i zgjedhjeve lokale, si dhe hapat e mëtejmë të subjektit tonë politik. 

Në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni me të cilin garuam doli fitues në nivel kombëtar, me sasinë e votave të fituara në listat për këshilltarë dhe numrin e këshilltarëve të fituar, por jemi të pakënaqur nga epilogu në garën për kryetarë komunash ku u përballëm me një inzhinjering të fuqishëm shtetëror dhe bashkëveprime të subjekteve shqiptare në pushtet me partitë maqedonase nga të gjitha kampet, me të vetmin qëllim, realizimin e platformës së VMRO-së për defaktorizimin e shqiptarëve në vend. Nga këto skenare më shumë se ne si subjekte humbën vetl shqiptarët, pasi pas pushtetit qëndror, tani shqiptarët u degraduan edhe në nivel të pushtetit lokal. Por, edhe përskaj kësaj situate Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke e vlerësuar si të rëndësishëm rritjen dhe forcimin e angazhimit politik për arritjen e idealit dhe objektivit tonë.

Pas diskutimeve përmbajtësore dhe shumë të rëndësishme, anëtarët e Kryesisë në mënyrë unanime sollën vendim për veprim autonom të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ditëve në vijim deputetët e ASH do të procesojnë në Kuvend edhe vendimin për veprim si grup i pavarur.

Aleanca për Shqiptarët mbetet zëri i fuqishëm opozitar i shqiptarëve, duke ruajtur komunikimin me subjektet opozitare shqiptare, për çka në kohë kemi njoftuar edhe partnerët tanë të deritanishëm të koalicionit.

Kauza kombëtare, barazia e shqiptarëve në shtet dhe Kushtetutë, si dhe sanimi i dëmeve që ka shkaktuar Qeveria aktuale mbeten përcaktimi jonë parësor i angazhimit politik. Periudhën në vijim, strukturat dhe eksponentët e partisë do të fillojnë me takime jo vetëm të anëtarëve të partisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, aktorëve qytetar e politik dhe të çdo individi ose organizimi për të forcuar radhët tona dhe për të zhvilluar betejën tonë politike në këto momente shumë të ndjeshme politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Aleanca për Shqiptarët

QËNDRONI TË LIDHUR