• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASH: Reagimi i partive të sotme opozitare për KZHZ-në është i pabazë

ASH: Reagimi i partive të sotme opozitare për KZHZ-në është i pabazë

Shkup, 20 nëntor 2023 

Reagimi i partive të sotshme opozitare është i pabazë dhe vetëm dëshmon mungesën e kozistencës së qëndrimeve të tyre politike. Para se të kërkojnë anëtarin e KSHZ-së duke u thirur në opozitë, Lëvizja Besa duhet të pranojë manipulimin e vitit 2020, kur duke qenë madje pjesë e listave të përbashkëta me koalicionin "MOZEME" në pushtet mbajtën anëtatin e KSHZ-së.

Kujtojmë opinionin se aktualisht nuk po zgjidhet përbërje e re e KSHZ-së, por vetëm zëvendësohet anëtari i nominuar nga Aleanca për Shqiptarët, në përputhje me ligjin dhe zgjedhjet e fundit parlamentare. Njëkohësisht rikujtohmë tre subjektet që sot janë në opozitë, se asnjëri prej tyre nuk ka garuar vetë në zgjedhje dhe nuk i ka fituar mandatet nga lista e tyre, por dy kanë qenë pjesë e koalicioneve dhe njëra pjesë e BDI-së.

Përveç kësaj zgjedhjet parlamentare nuk janë caktuar dhe ndryshimi i përbërjes së forcave pilitike në KSHZ mund të bëhet vetëm me një marëveshje mes katër partive më të mëdha dhe me ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Deri atëherë përbërja mbetet e njëjtë dhe vetëm zëvendësohet anëtari i nominuar nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR