• e premte, 05 dhjetor 2025

ASH: Reagim ndaj shpifjeve të VMRO-DPMNE-së

ASH: Reagim ndaj shpifjeve të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 27 gusht 2025

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se VMRO-DPMNE, së bashku me “eksperimentin VLEN”, tenton të njollosë figurën e kryetarit, Dr. Arben Taravari, përmes shpifjeve dhe lojërave të fjalëve.

VMRO-DPMNE dhe satelitët e saj, nëse kanë ndonjë dyshim apo pretendim, le t’i faktojnë ato. Në të kundërt, ato mbeten vetëm një propagandë e ulët për të devijuar vëmendjen nga e vërteta: Dr. Arben Taravari ua ka prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve.

Këtë mund ta bëjnë shumë lehtë, pasi të gjitha institucionet shtetërore i kanë nën kontroll dhe kanë qasje të plotë në çdo dokument zyrtar. I ftojmë të zgjohen, nuk janë opozitë, janë pushtet dhe shtet.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje që, duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat dhe institucionet që i drejtojnë, të paraqesin qoftë edhe një lidhje të vetme mes investitorit nga Shqipëria dhe Dr. Arben Taravarit.

Apo çdo investitor nga Republika e Shqipërisë për ta është i dyshimtë?

Aleanca për Shqiptarët

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR