• e premte, 05 dhjetor 2025

ASH: Brukseli konfirmon paralajmërimet tona, Maqedonia e Veriut nën kontroll të "Botës serbe"

ASH: Brukseli konfirmon paralajmërimet tona, Maqedonia e Veriut nën kontroll të

Shkup, 28 qershor 2025

Ajo që e flasim ne që para zgjedhjeve të 8 Majit sot konfirmohet edhe nga Këshilli i Evropës përmes raportit të progresit për Maqedonine e Veriut! 

"Bota serbe" minon sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit. Përfaqësuesit qeveritarë në Shkup e mbështesin dhe e promovojnë atë.

Kështu thuhet në një projekt-rezolutë të Parlamentit Evropian, bazuar në raportin e Thomas Weitz mbi progresin e Maqedonisë së Veriut, debati për të cilin është planifikuar për 8 korrik në Strasburg.

Se kjo Qeveri është në shërbim të “botës serbe” e dëshmoi që nga dita e parë duke perjashtuar shqiptarët nga Qeveria, me emrimin e Stoilkoviqit njeriun e dytë të Qeverisë, me tendencën për ndërprerjen e Korridorit 8, me zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit, me 2 miliard euro investime për hekurudhën e shpejtë ne Korridorin 10 që është projekt ekskluzivisht sërb, sepse asnjë përfitim nuk e ka Maqedonia e Veriut, por koston do e paguajnë qytetarët tanë!

Pyesim publikisht partitë e koalicionit VLEN se tanimë a e kanë të qartë se kujt po i shërbejnë me qëndrimin e tyre në këtë Qeveri pro sërbo-ruse!?

Aleanca për Shqiptarët

______________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR