• e shtunë, 15 qershor 2024

Asani: Fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime

Asani: Fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime

Shkup, 8 prill 2023 (MIA)- Drejtori i ITSHKSH-së në Shkup, Skender Asani u ka dërguar një mesazh urimi gjithë besimtarëve katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Për gjithë vëllezërit dhe motrat e Nënës Tereze në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe gjihkund në botë, që kremtojnë ditën e ringjalljes, shpresës dhe reflektimit,  gëzuar e për shumë vjet Pashkët! Qofshi të lumtur e të bekuar në këtë ditë feste. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime.
Le të shkëlqejë mbi ju drita e Pashkëve dhe t’ju udhëheq në rrugën e mirësisë dhe dashurisë njerëzore!”, thuhet në urimin e drejtorit të ITSHKSH-së në Shkup, prof.dr. Skender Asani.

QËNDRONI TË LIDHUR