• e diel, 22 dhjetor 2024

Asambleja e Përgjithshme e KB-së sërish do të diskutojë për kandidaturën palestineze për anëtarësim

Asambleja e Përgjithshme e KB-së sërish do të diskutojë për kandidaturën palestineze për anëtarësim

 Nju-Jork, 10 maj 2024 (MIA) - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë në të cilën do të debatojë  për draft-rezolutën për rishqyrtimin e kandidaturës palestineze për anëtarësim në këtë organizatë dhe dhënien e të drejtave shtesë.

 Sipas agjencive, Emiratet e Bashkuara Arabe propozojnë një rezolutë të re, e cila do të paraqitet për votim para Asamblesë së Përgjithshme.

 Duke u përqendruar në të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe shtetësi, rezoluta i bën thirrje shefit të KB-së Antonio Gutereshit, që t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e vendimit. Në aneks kërkohet drejtsi që "Palestina të jetë midis vendeve-anëtare sipas rendit alfabetik dhe të drejtën për të hyrë në listën e folësve në pikat e rendit të ditës, përveç çështjeve palestineze dhe të Lindjes së Mesme". Gjithashtu, kërkohet e drejta e Palestinës për pjesëmarrje të plotë dhe efektive në konferencat e Kombeve të Bashkuara dhe konferencat dhe takimet ndërkombëtare.

Palestinezët në vitin 2011 paraqitën kërkesë për anëtarësim të plotë në KB, por nuk morën mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, kështu që në vitin 2012 morën "statusin e vëzhguesit të përhershëm" në KB.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR