• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Arteta: Ndeshja kundër Realit është më e madhja në karrierën time deri më tani si trajner

Arteta: Ndeshja kundër Realit është më e madhja në karrierën time deri më tani si trajner

Londër, 8 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka ndarë pritshmërit e tij për çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të futbollit kundër Real Madridit. 

"Dua të shoh se lojtarët e mi janë të gatshëm për fitore, se janë të gatshëm ta fitojnë Real Madridin. Duhet të jemi ekip që kemi qenë në tremujorin e fundit të sezonit. Ky është 100 për qind ndeshja më e madhe në karrierën time si trajner. Shqetësimi po rritet. Njerëzit po tregojnë interesim të madh. Prandaj fillova punën e trajnerit dhe erdha në këtë klub. Kemi momente të shkëlqyeshme për të shkruar historinë tonë", deklaroi Arteta për faqen zyrtare të UEFA-s. 

Ndeshja e parë çerekfinale mes Arsenalit dhe Real Madridit do të luhet sonte në Londër, me fillim nga ora 21.

Tre çiftet e tjera çerekfinale në kompeticionin elitar të futbollit janë:

Baern - Inter

PSZH - Inter

PSZH - Aston villa

Barcelona - Borusia Dortmund. qa/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR