Arsovska publikoi video të re për gropim ilegal të rërës dhe eksploatim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar
- Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot përsëri përmes transmetimit të drejtpërdrejtë informoi për gropim ilegal të rërës dhe eksploatim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar nga një kompani, e cila, siç pohon, nuk ka kurrfarë licence dhe leje për punë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:48, 23 maj, 2025
Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot përsëri përmes transmetimit të drejtpërdrejtë informoi për gropim ilegal të rërës dhe eksploatim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar nga një kompani, e cila, siç pohon, nuk ka kurrfarë licence dhe leje për punë.
Arsovska i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve kompetente të veprojnë, ndërsa paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së saj dhe familjes së saj nga ana e pronarëve të një kompanie nga Konjara e Poshtme.
"Në komunën e Aerodromit, të kapur në aktivitete të paligjshme të shfrytëzimit të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar, nga një kompani që nuk ka kurrfarë licenca, elaborate, leje dhe miratim për punën e saj ose për mekanizmin, me të cilin ata kryejnë këto krime kundër natyrës, e që potencialisht paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. I nderuar ministër Toshkoski, ju lutem ta konsideroni këtë si një ankesë kundër personit Qamil Osmanoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët dërguan kërcënime për jetën time dhe familjes sime para dëshmitarëve, për çka formalisht do të parashtroj padi deri tek ju. Askush nuk ju frikohet, por do të ishte mirë të shihnim nëse do të veproni, sepse pandëshkueshmëria dhe mosveprimi bënë që ata të mendojnë se janë të paprekshëm para ligjit. Për rastin janë informuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucionet kompetente", qëndron në postimin në Fejsbuk.
Në pubkimin, Arsovska njofton se është krijuar një liqe nga ujërat e zeza, prej të cilave pastaj ndotet lumi Vardar. Paraqitja, siç njofton, është nga një organizatë joqeveritare dhe qytetarë.
Lokacioni, siç thuhet në publikimin, gjendet pas urës në Lisiçe të Poshtme. bsh/
Foto dhe video: Printskrin/FB Arsovska