• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arsovska për MIA-n: Me transportuesit privatë duhet të gjendet zgjidhje, por jo në dëm të Shkupit

Arsovska për MIA-n: Me transportuesit privatë duhet të gjendet zgjidhje, por jo në dëm të Shkupit

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Besoj se me transportuesit privatë të autobusëve duhet të diskutohet dhe të gjendet zgjidhje për të gjitha problemet, por në asnjë rast kjo nuk duhet të jetë në dëm të Qytetit të Shkupit, ndërsa Qyteti dhe shkupjanët kanë pësuar dëme të rënda nga veprimet dhe sjelljet e tyre, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska në një intervistë për MIA-n.

Ajo thotë se oferta e Qytetit për të punësuar transportues privatë përmes thirrjeve publike ishte në interesin më të mirë të të gjithëve, por duke qenë se askush nuk ka aplikuar tek ata, kjo temë, sipas saj, tashmë është mbyllur.

"Kemi publikuar thirrje publike në të cilat i kemi thirrur të gjithë ata që kanë qëllim dhe që deklarojnë se kanë punuar me ndershmëri edhe më parë dhe e kanë kryer aktivitetin e tyre me ndershmëri dhe tani t'i qasen dhe të mund ta bëjnë me ndershmëri punën, në të cilën kanë investuar praktikisht vetë ose kanë investuar për ta kryer atë si aktivitet. Mirëpo, për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk u inkurajua, nuk u paraqit në atë thirrje publike, kështu që konsideroj se kjo temë është mbyllur", theksoi Arsovska.

Në lidhje me atë se a do të kërkohet ende ndonjë zgjidhje apo transportuesit do të mbesin dëme kolaterale në të gjithë rrëfimin, Arsovska thotë se para se të shkaktohet gjithë kaosi në qytet është dashur të merren parasysh pasojat për të gjithë qytetarët e Shkupit.

"Për shkak se dikush me vetëdije i solli në gjendjen në të cilën janë, tani ne kemi një sfidë të krijuar me vetëdije në Qytetin e Shkupit, me të cilën po përpiqet të merret NQP-ja dhe të çojë në faktin se ne kemi shërbim primar cilësor për shkupjanët në pjesën e transportit publik", shtoi Arsovska.

Веднаш по завршувањето на ревизијата ќе распишеме и јавен конкурс на којшто ќе можат да се пријават сите заинтересирани страни, изјави градоначалничката на Град Скопје, Данела Арсовска, во вр

Ajo thekson se në këtë moment Qyteti i Shkupit është i fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje të sistemit cilësor dhe përgatitjen e një reforme në transportin publik, e cila, sipas saj, duhet të jetë diçka që do të mbulojë të gjithë qytetin dhe të gjitha vendet ku tani qarkulojnë rrallë ose fare autobusët. Arsovka, duke theksuar se më shumë se 40 vjet nuk është bërë një studim i komunikacionit në qytet, Arsovka thotë se shkupjanëve duhet t'u ofrohet një koncept që do të zgjidhë në mënyrë të përhershme gjithçka që kanë pasur si problem apo sfidë.

Lidhur me vendimin e Këshillit të Qytetit që të mos e mbështesë propozimin për huazim të Qytetit të Shkupit për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, Arsovska konsideron se në këtë rast përgjegjësia bie mbi këshilltarët, të cilët i bëjnë ato “frena” të një natyrës politike.

"Nuk besoj se dikush nga ata këshilltarë personalisht mendon se nuk është mirë që Shkupi të ketë transport publik efikas dhe ekologjik", tha Arsovska, duke shprehur bindjen se në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit, e cila duhet të mbahet në fund të këtij muaji këshilltarët do ta përkrahin atë propozim dhe se deri në fund të vitit do të mund ta realizojë premtimin e dhënë Shkupit për sigurimin e autobusëve ekologjikë.

Kryetarja Arsovska në intervistën për MIA-n flet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me shkarkimin e saj nga posti i kryetares së BNJVL, sfidat dhe problemet e shkaktuara nga mungesa e mbështetjes nga Këshilli, si dhe kaosi ndërtimor në kryeqytet, zhvillimet e fundit në QKR.

Haris Sulejman

Video: Asllan Vishko dhe Sërgjan Kërstiq

Foto: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR