• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arsovska nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me drejtorin e IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë - Shkup, Naser Curri

Arsovska nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me drejtorin e IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë - Shkup, Naser Curri

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me drejtorin e IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë - Shkup, Naser Curri. Arsovska tha se kjo bëhet me qëllim që të ketë pasqyrë të plotë për të gjitha nevojat në qytetin e Shkupit dhe në institucione, përkatësisht krahas aktiviteteve të qytetit, edhe ato nacionale të përfshihen tërësisht me aktivitetet dhe programet e tyre që janë planifikuar për periudhën e ardhshme.

"Fillojmë bashkëpunim edhe me institucionet nacionale nga fusha e kulturës, me të cilat në mënyrë aktive i përfshijmë programet e tyre dhe tërë atë që është me rëndësi në këtë fushë", deklaroi kryetarja e Qytetit Arsovska në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të memorandumit.

Drejtori i IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë - Shkup, Naser Curri shprehi krenari që Qyteti i Shkupit, të cilin e vlerëson si qytet të soliddaritetit dhe dashurosë, qytet në të cilin ka lindur nobelistja Nëna Terezë - Gonxhe Bojaxhoi, arriti të bëhet edhe kryeqendër evropiane e kultirës për vitin 2028.

"Në përputhje me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim besoj se ne si institucion nacional, do ta ndihmojmë Qytetin e Shkupit në realizimin e të gjitha aktiviteteve programore me kapacitetet tona hapësimore dhe besoj se bashkëpunimi ynë do të thellohet çdo ditë", theksoi Curri. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR