• e diel, 22 dhjetor 2024

Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota

Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota, në kuadër të Samitit vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave që në vitin 2023 do të mbahet në vend.

"Takim i shkëlqyer dhe bisedë në Uashington me ambasadoren Nina Haçigian, Përfaqësuesen speciale të Departamentit të shtetit të SHBA-së për diplomacinë e qytetit dhe shtetit e cila drejton dhe koordinon angazhimin e Departamentit të shtetit me kryetarët e komunave nga SHBA dhe mbarë botën, për të ndërtuar marrëdhënie midis qyteteve për zgjidhje inovative, investime dhe shkëmbim të përvojave ndërkombëtare. Jam krenare që si kryetare e Qytetit të Shkupit dhe pjesë e udhëheqjes së rrjetit global të kryetarëve të komunave, në nëntor Shkupi do të jetë nikoqir i mbi 100 kryetarëve të komunave nga SHBA, Evropa, Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe me këtë si platformë do të fillojmë me projekte të përbashkëta për tejkalimin e sfidave me të ballafaqohemi, veçanërisht përmes bashkëpunimit për kujdesin e të gjithë qytetarëve, gjithëpërfshirjen, qëndrueshmërinë dhe infrastrukturën", theksoi Arsovska gjatë vizitës në SHBA.

Parlamenti global i kryebashkiakëve, përmes përfshirjes në Kombet e Bashkuara, OECD dhe institucione të shumta ndërqeveritare, promovon dhe zbaton propozimet e kryetarëve të komunave, merr përvoja nga aktivitetet e realizuara me sukses nga kryetarët e komunave në mbarë botën dhe ndërton politika duke pasur parasysh se qytetet me kontributin e tyre prej mbi 85 për qind të BPV kanë rol kyç në nivel global.

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR