• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arsovska me iniciativë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për kthimin e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”

Arsovska me iniciativë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për kthimin e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Kryetarja Danella Arsovska sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka dorëzuar iniciativën për kthimin e emrit të rrugës "Brigada e dytë maqedonase", të cilin përbërja e mëparshme e këshillit e ka ndryshuar në "Adem Demaçi", ndërsa për të cilën Qeveria ka dhënë pëlqimin për ndryshim. Për këtë informojnë sot nga Kabineti i Arsovskës.

"I ftoj të gjithë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë për këtë propozim-vendim, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të Brigadës së Dytë Maqedonase të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen e Maqedonisë. Apeloj që kjo iniciativë të mos politizohet, as të keqpërdoret për ngritjen e tensioneve etnike, sidomos për faktin se shumica e heronjve, përveç maqedonasve, ishin pikërisht shqiptarë, romë dhe vllehë", thekson Arsovska.

Në të njëjtën kohë, siç theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska dënon ashpër retorikën nacionaliste të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

"Dua t'i propozoj një iniciativë të re - që një rrugë në Prishtinë të emërtohet me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili dikur bashkëpunoi aktivisht me Hasan Prishtinën, Hasan Bejtën dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të SKS-së. Për këtë bashkëpunim është marrë vendim nga KQ i VMRO-së, në të cilin person kontaktues është emëruar Petar Çaulev, shton Arsovska. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR