• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Arsovska e shkarkoi drejtoreshën e „Higjienës komunale“ Kosana Mazneva-Nikoliq

Arsovska e shkarkoi drejtoreshën e „Higjienës komunale“ Kosana Mazneva-Nikoliq

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska shkarkoi nga detyra drejtoreshën e „Higjienës komunale“, Kosana Mazneva-Nikoliq, ndërsa në vend të saj u emërua Goce Trajkovski.

Mazneva-Nikoliq për SDK.MK konfirmoi se është shkarkuar nga funksioni, por nuk e di pse.

"E vërtetë është, jam shkarkuar nga funksioni drejtoreshë e ndërmarrjes. Për arsyet pse jam shkarkuar duhet të përgjigjen ata që janë kompetentë nga Qyteti i Shkupit, të cilët i marrin vendimet. Nuk bëhet fjalë për tërheqjen time, as nuk kam kërkuar të largohem nga ndërmarrja. Përkundrazi, gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar shumë për të përmirësuar kushtet për punë të punëtorëve", thotë Mazneva-Nikoliq.

Për largimin e drejtoreshës së “Higjienës Komunale”, për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga Qyteti i Shkupit.

Shkarkimi i Mazneva-Nikoliq vijon tre muaj pas protestës së një pjese të të punësuarve në “Higjienën komunale”. Ajo u emërua nga Arsovska si njeri i parë i "Higjienës Komunale" korrikun e kaluar, pasi u shkarkua drejtori i deriatëhershëm, Enuz Koka nga Aleanca për Shqiptarët. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR