• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arsimimi mediatik është liri intelektuale, thekson gazetari i MIA-s Tanushevski në Pres-këndin në Manastir

Arsimimi mediatik është liri intelektuale, thekson gazetari i MIA-s Tanushevski në Pres-këndin në Manastir

Manastir, 27 tetor 2023 (MIA) - Arsimimi mediatik është liri intelektuale, tha Marjan Tanushevski, gazetar i MPB-së, në Këndin e sotëm për media, të mbajtur në Akademinë e Biznesit Smilevski, e në kuadër të manifestimit Ditët e edukimit mediatik.

"Është mirë që publikisht flitet për edukimin mediatik dhe po ashtu është mirë që është themeluar Rrjeti për edukim mediatik, në të cilin merr pjesë Agjencia Informative Mediatike - MIA. Megjithatë, nevojitet për çdo ditë të punohet për të rritur ndërgjegjësimin për edukimin mediatik dhe veçanërisht për të mobilizuar komunitetin akademik, i cili nuk është mjaft aktiv dhe i përkushtuar në mënyrë të mjaftueshme ndaj edukimit mediatik. Kjo mungesë në opinion mund të plotësohet me mbështetje të qartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe vendosjen e një lënde të rregullt arsimore për edukimin mediatik në të gjitha nivelet e arsimit", theksoi prof.dr. Marjan Tanushevski.

"Ndikimet e drejtpërdrejta të dëmshme ndaj edukimit mediatik mund të eliminohen me përkrahjen dhe motivimin e gazetarisë profesionale. Për fat të keq, gazetarët nuk paguhen sa duhet dhe janë me standard të ulët dhe për këtë arsye më rrallë vendosin për gazetarinë hulumtuese, e cila shpesh është nën presion. Disa nga mediat vendosen të shesin informacion, në vend që të transmetojnë informacion pa dalluar se çfarë është interes publik dhe çfarë është interes tregtar. Por më e rëndësishmja është zhvillimi i edukimit mediatik përmes bashkëpunimit me institucionet dhe 'infodemia' të zbutet me aftësi dhe njohuri", theksoi Tanushevski në Këndin për shtyp që u mbajt në Akademinë e Biznesit Smilevski - Manastir. 

Ditët e edukimit mediatik këtë vit mbahen nën moton "Gisht i shpejtë, lajme të rreme sjell" ndërsa seriali i ngjarjeve është mbështetur nga Agjencia Informative Mediatike - MIA. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR