• e martë, 24 dhjetor 2024

Arsim dual për më shumë praktikë edhe në universitete, njoftojnë Janevska dhe Azeski

Arsim dual për më shumë praktikë edhe në universitete, njoftojnë Janevska dhe Azeski

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Përveç në shkollat e mesme, arsimi dual të zbatohet edhe në universitete përmes zhvillimit të mjeteve shtesë për studentët të kenë më shumë praktikë, është një nga propozimet për të cilat sot diskutuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Siç deklaroi Janevska pas takimit, kjo duhet të bëhet në marrëveshje me universitetet.

"Do të zhvillohen mjete shtesë në rritje të praktikës së universiteteve. Kuptohet këtë duhet ta bëjmë në marrëveshje me universitetet, duke e respektuar autonominë e tyre, të ngjashme me programet studimore, por përvoja nga disa të cilat tashmë fillojnë të zbatojnë praktikë të tillë tregon se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e dobishme. Pra, do të vazhdojmë përveç në shkollat e mesme profesionale, ta vazhdojmë këtë praktikë edhe në universitete. Sinqerisht shpresoj se gjithnjë e më shumë kompani do të përfshihen në këtë proces, por ne si MASH do të fillojmë edhe me procesin e përfshirjes dhe të institucioneve shtetërore në mësimin praktik të universiteteve në vendin tonë", theksoi ministrja.

Ajo nuk mund të tregonte se sa nxënës saktë të cilët kanë kaluar nëpër procesin e arsimit dual, janë punësuar në kompani.

"Numrin e saktë nuk mund t'ua tregoj, por fakt është se një numër i madh i atyre nxënësve qëndrojnë sepse vetë kompanitë kërkuan në fillim, për shkak të mungesës së kuadrit, të fillojë ky proces dhe ata me të vërtetë marrin mundësi të punësohen në kompani", tha Janevska.

Sipas kryetarit të Odës, Azeski, me ministren i dakorduan hapat e ardhshëm në drejtim të sistemit më cilësor të arsimit dual në shkollat e mesme, ndërsa do të bëhen përpjekje që ky koncept të zbatohet edhe në arsimin e lartë.

"Prania e investitorëve të huaj, pra edhe kompanitë e mëdha vendore kanë nevojë për teknologji të reja të cilat janë të rëndësishme  për rritjen e konkurrencës. Ne do të kemi vlerë të shtuar në prodhimtarinë tonë, nëse i ulim shpenzimet në vendin tonë, nëse krijojmë kuadër i cili nuk do ta lëshojë atdheun dhe nëse në buxhet ndahen mjete të mjaftueshme për zhvillimin e arsimit", tha Azeski. sa/

foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR