• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arsenali hyn në garë për Mbapen, duke e përfshirë edhe Martinelin në marrëveshje

Arsenali hyn në garë për Mbapen, duke e përfshirë edhe Martinelin në marrëveshje

Londër, 23 korrik 2023 (MIA) - Arsenali do t'i bashkohet garës për të nënshkruar me sulmuesin e PSZH-së, Kilian Mbape.

Sipas "Football Transfers", Topçinjtë janë gati të përfshijnë sulmuesin anësor Gabriel Martineli në një marrëveshje për të nënshkruar me francezin 24-vjeçar.

Paraprakisht, “Independent” raportoi se Mbape ishte i impresionuar nga suksesi i londinezëve pas kalimit në klubin e Mikel Artetës.

Njëzet e dyvjeçari brazilian Martinelli sezonin e kaluar bëri 46 paraqitje për Arsenalin, i shënoi 15 gola dhe gjashtë asistime. Portali “Transfermarkt.com” vlerëson vlerën e tij në 80 milionë euro.

Më 22 korrik, u raportua se PSZH-ja i kishte dhënë një ultimatum sulmuesit dhe e kishte kërcënuar se do të humbiste sezonin nëse ai nuk largohej këtë verë ose nuk e vazhdonte kontratën e tij.

Të premten u raportua se klubi parisian nuk e mori francezin në turneun e tyre parasezonal në Japoni dhe e vendosi lojtarin në listën e transferimeve pasi ata besojnë se ai ka rënë dakord për një marrëveshje me Realin për t'u transferuar në Madrid pa pagesë verën e ardhshme.

Gjithashtu, më parë u raportua se Al-Hilal i ishte bashkuar garës për sulmuesin francez.

Kontrata aktuale e Mbapes me PSZH-në është deri në vitin 2024. Portali “Transfermarkt.com” vlerëson vlerën e lojtarit në 180 milionë euro.

Në sezonin 2022/23, sulmuesi i shënoi 41 gola dhe i bëri 10 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR