• e hënë, 01 korrik 2024

Arsenali ekipi i parë në histori që ka fituar në 10 derbi londineze në një kampionat

Arsenali ekipi i parë në histori që ka fituar në 10 derbi londineze në një kampionat

Londër, 3 maj 2023 (MIA) - Arsenali është bërë ekipi i parë në historinë e futbollit anglez, i cili ka fituar në 10 derbi londineze në një sezon.

"Topçinjtë" mbrëmë e kanë fituar Çellsin (3:1) në xhiron e 34-të të Premier ligës. Në kampionatin vijues nuk kanë asnjë humbje nga klubet e kryeqytetit.

Këtë kampionat, Arsenali nga dy herë i ka fituar Fulhamin (2:1, 3.1), Totenhemin (3:1, 2:0), Kristal Palasin (4:1, 2:0) dhe Çellsin (3:1, 1:0). Me fitore dhe barazim i mbylli ndeshjet me Brentfordin (1:1, 3:0) dhe Uest Hemin (3:1, 2:2).

Arsenali momentalisht është i pari në Premier ligë me 78 pikë. Mançester siti ka 76 pika, por edhe dy ndeshje më pak. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR