Arsenali e prezantoi përforcimin holandez Timber
- Futbollisti holandez Jurien Timber është lojtar i ri i Arsenalit, ka konfirmuar zëvendës kampioni anglez.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:19, 15 korrik, 2023

Londër, 15 korrik 2023 (MIA) – Futbollisti holandez Jurien Timber është lojtar i ri i Arsenalit, ka konfirmuar zëvendës kampioni anglez.
Në kumtesën e klubit londinez theksohet se Timber ka nënshkruar një “marrëveshje afatgjatë”, kohëzgjatja e së cilës nuk është përcaktuar.
Timber në Arsenal vjen nga Ajaksi, ndërsa klubi holandez, nga ana e tij, bëri të ditur se Premierliga ka paguar dëmshpërblim prej 40 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse, për shërbimet e futbollistit 22-vjeçar.
Timber në fanellën e Ajaksit fitoi dy tituj holandez (2021, 2022), ndërsa për kombëtaren holandeze ka pesë paraqitje. ar/
Foto: Fejsbuk