Arrihet censusi për zgjedhjen e presidentit - jehona mbi 40 për qind
- Arrihet censusi për zgjedhjen e presidentit në rrethin e dytë të sotëm të zgjedhjeve presidencile, tregojnë të dhënat e KSHZ-së për jehonën deri në ora 18:30.
- Post By Melahat Baftija
- 20:05, 8 maj, 2024
Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Arrihet censusi për zgjedhjen e presidentit në rrethin e dytë të sotëm të zgjedhjeve presidencile, tregojnë të dhënat e KSHZ-së për jehonën deri në ora 18:30.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave të arritura para mbylljes së vendvotimeve, jehona e zgjedhjes së shefit të shtetit ka qenë 46,34 për qind.
Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, ka rritje të jehonës për 1,84 për qind.
Për president në rrethin edytë të votimit do të zgjedhet kandidati që do të marrë shumicë të votave, nëse në vendvotimet dalin më shumë se 40 për qind të votuesve të regjistruar, gjegjësisht 725.727, siç është parashikuar në Kodin zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 votues.
Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot patën mundësi të votonin në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata dhe në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment ishin prezent në objektin ku votohet.
Vendvotimet ishin hapur në orën 7:00. Të drejtë vote në zgjedhjet për shef të shtetit kishin 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.
Njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot janë mbajtur edhe zgjedhjet e 11-za parlamentare.
Procesverbalet dhe materialin e tjetër zgjedhor këshillat zgjedhorë i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ kompetente pastaj i grumbullon rezultatet nga votimi, formon procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ.
KSHZ rezultatet e para nga votimi të mara në rrugë elektronike i publikon në mënyrë graduale, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. mb/
Foto: MIA