Arrestohet strugani për drejtim motoçiklete nën ndikimin e alkoolit dhe ka dalë nga rruga
- Është privuar nga liria strugani 36 vjeçar, i cili me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal, kumtoi sot SPB Ohër.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:52, 10 maj, 2025
Strugë, 10 maj 2025 (MIA) - Është privuar nga liria strugani 36 vjeçar, i cili me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal, kumtoi sot SPB Ohër.
Sipas informacionit, dje në orën 06:35, nëpunës policorë nga NJPB Strugë në rrugën "Boro Kallajxhieski" në Strugë privuan nga liria I.M. (36) nga Struga.
"Personi paraprakisht përpara një kazinoje që ndodhej në lagjen "Plitishta" në Strugë, duke drejtuar motoçikletën doli nga rruga. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte motoçikletën nën ndikimin e alkoolit, pra me një përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297 të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s