• e premte, 20 shtator 2024

Arrestohet shpërndarësi në Shkup, gjendet drogë

Arrestohet shpërndarësi në Shkup, gjendet drogë

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot kanë privuar nga liria K.L. (28) nga Shkupi, informoi MPB.

Më herët, me urdhëresë gjyqësore, nëpunësit policorë  nga Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij në rajonin e Gjorçe Petrovit, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, disa paketime me materie pluhur ngjyrë e bardhë, terezi dixhitale, plumba, të holla dhe sende tjera.

Ai është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij me procedure të shpejtë është parashtruar kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, pas së cilës është paraqitur para gjykatësit në procedurë paraprake i cili i ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR