Arrestohet pronari i diskotekës në Koçan, licenca i ka skaduar më 24 mars
- Pronari i diskotekës, ku ka ndodhur zjarri në Koçan, me ç'rast kanë humbur jetën 51 persona, u arrestua.
- Post By Besnik Shuki
- 11:00, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Pronari i diskotekës, ku ka ndodhur zjarri në Koçan, me ç'rast kanë humbur jetën 51 persona, u arrestua.
Sipas informatave të MIA-s, diskoteka private ku ka ndodhur zjarri në Koçan ka punuar disa vite, ndërsa i arrestuari ka qenë vazhdimisht në strukturën pronësore të objektit.
Licenca për punë të diskotekës i ka skaduar më 24 mars. bsh/
Foto: MIA arkiv