• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohet një qytetar i Kavadarit nën dyshimin se ka transportuar emigrantë dhe automjeti ka dalë nga rruga, me ç'rast një person ka ndërruar jetë

Arrestohet një qytetar i Kavadarit nën dyshimin se ka transportuar emigrantë dhe automjeti ka dalë nga rruga, me ç'rast një person ka ndërruar jetë

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Tridhjetë e nëntëvjeçari G.SH. nga Kavadari, me qëndrim të përkohshëm në Gjevgjeli, dje është privuar nga liria sepse më 12 janar duke bartur emigrantë doli nga rruga afër Dojranit, me ç'rast jetën e humbi një person.

Ai ishte arrestuar nga ana e nëpunësve policorë nga Seksioni për Kriminalitet Ndërkufitar, Migracione, të Huaj dhe Ripranim dhe të Stacionit Policor për Kontrollime Kufitare dhe Mbikqyrje Kufitare "Bogorodicë" pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare "Jug".

"Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është ardhur në njohuri se më datën 12.01.2024 rreth orës 20:00, ai ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “crhysler”, i cili në afërsi të Dojranit është përplasur në humnerë, në të cilin janë transportuar 11 persona migrantë nga Siria, nga të cilët njëri prej tyre ka vdekur, kurse të tjerët kanë pësuar lëndime trupore. Sipas denoncimit, para se automjeti të përplaset në humnerë, ai ka kërcyer nga i njëjti dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes", njoftojnë nga MPB.

Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 418-b paragrafi 3 dhe nenit 300 paragrafi 4, në lidhje me nenin 297 dhe nenin 301 të Kodit Penal. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR