• e mërkurë, 01 janar 2025

Arrestohet një person për shkak të bisedës zyrtare lidhur me veprën penale "Dhënie e sekretit zyrtar"

Arrestohet një person për shkak të bisedës zyrtare lidhur me veprën penale

Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Policia mbrëmë e ka arrestuar një person, për shkak të kryerjes së bisedës zyrtare lidhur me veprën penale "Dhënie e sekretit zyrtar", për sa i përket aksioneve policore këtë muaj kundër një grupi kriminel, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

"Personi, për të ciolin po pyesni më 28.12.2024 është arrestuar, me ç'rast në komisariat është kryer bisedë zyrtare lidhur me veprën penale, Dhënie e sekretit zyrtar, i është sekuestruar telefoni, pas së cilës me udhëzime të PTHP personi është liruar", thuhet në përgjigje.

Një pjesë e mediave publikuan se është arrestuar djali i një ish-funksionari të lartë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR