• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një person për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të pavërtetë

Arrestohet një person për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të pavërtetë

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kontroll dhe Mbikqyrje Kufitare Tabanoc kanë privuar nga liria personin A.S.(38) nga f. Cërnilishtë, Komuna Dollnen, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ,,përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë’’ sipas nenit 380 të Kodit Penal.

 Siç informon sot MPB, në hyrje të vendit është kontrolluar automjeti i tipit “Mini Cooper” me targa nacionale zvicerane me të cilin ka qenë duke udhëtuar dhe është konstatuar se numri VIN i mjetit nuk përputhet me numrin VIN në lejen e qarkullimit të automjetit.

 Personi dhe automjeti i janë dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës penal. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR