• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Arrestohet një person nga fshati Llopat, ka tentuar në kazino të këmbejë euro të falsifikuara

Arrestohet një person nga fshati Llopat, ka tentuar në kazino të këmbejë euro të falsifikuara

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Një banor dyzet e tre vjeçar nga fshati Llopat i Kumanovës është arrestuar nën dyshimin se në një kazino ka lëshuar në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara nga 100 euro.

Siç kumtoi MPB-ja, nëpunës policor nga SPB Kumanovë dje në ora 16:50 në Kumanovë, e kanë privuar nga liria A.N. (43).

"Ai dyshohet se më datën 13 gusht 2024 ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 eurove në një kazino në sheshin “Nova Jugosllavia” në Kumanovë. Gjithashtu, pas marrjes së masave, u konstatua se A.N. dhjetë ditë më parë, në të njëjtën kazino, ka lëshuar në qarkullim tri kartëmonedha të falsifikuara nga 100 euro. Ai është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. ls/

Foto: arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR