Arrestohet një person në Gostivar, dyshohet se ka marrë 7.000 euro
- - Nëpunës policorë të NJPB Gostivar mbrëmë në orën 23:15 në Gostivar e privuan nga liria S.Т.(54) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar.
- Post By Fitore Curri
- 12:54, 21 mars, 2025

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të NJPB Gostivar mbrëmë në orën 23:15 në Gostivar e privuan nga liria S.Т.(54) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar.
Siç bëri të ditur MPB, ai dyshohet se në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në ambientin ndihmës të shtëpisë të R.N.(71) nga Gostivari kreu vjedhje, me ç’rast kishte marrë 7.000 euro në vlera të ndryshme. I janë gjetur dhe sekuestruar një pjesë e parave.
Është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s