• e hënë, 08 korrik 2024

Arrestohet një kontrabandues i emigrantëve nga Shkupi

Arrestohet një kontrabandues i emigrantëve nga Shkupi

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Në vendkalimin hekurudhor të rrugës rajonale në fshatin Miravcë-f. Davidovë, Gjevgjeli, dje rreth orës 17:00 nëpunës policor të Stacionit policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Jug kanë privuar nga liria P.R. (40) nga Shkupi për arsye se në automjetin “opel vektra” me targa të regjistrimit të Shkupit ka transportuar gjashtë persona emigrantë nga Siria.

Më parë në unazën Gjevgjeli në autostradën A1, nëpunës policorë kanë dhënë shenjë për ndalesë, por siç ka informuar MPB automjeti ka vazhduar lëvizjen dhe ka dalë nga rruga në f. Miravcë-f Davidovë, ku ka goditur në shtyllë, pas së cilës është ndalur. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur emigrantë, kurse shoferi P.R. është kapur dhe është privuar nga liria.

Personi është mbajtur në stacion policor, kurse emigrantët janë dërguar në Qendrën për pranimin e të huajve në Shkup. Për rastin është informuar Prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër P.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s dhe MPB-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR