• e mërkurë, 31 korrik 2024

Arrestohet një grabitës i kërkuar me urdhër arrest

Arrestohet një grabitës i kërkuar me urdhër arrest

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Në Shkup sot rreth orës 07:15 në rrugën “Otokar Kershovani”, nëpunës policorë nga ekipi operativ për kërkim e kanë privuar nga liria A.B. (30) nga Shkupi, njofton MPB.

Ai kërkohej me urdhër arrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e 10 muaj për veprën penale “grabitje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.

Personi do t'i dorëzohet institucionit ndëshkues korrigjues kompetent. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR