• e premte, 31 janar 2025

Arrestohet kryeredaktori i televizionit opozitar turk "Hallk TV"

Arrestohet kryeredaktori i televizionit opozitar turk

Ankara, 30 janar 2025 (MIA) – Kryeredaktori i televizionit opozitar turk “Hallk TV”, Suat Toktash, është arrestuar nën akuzën për përpjekje për ndikim ndaj dëshmitarit, xhirim të paautorizuar dhe emetim të bisedës, transmetojnë mediat turke. 

Toktash është transferuar në burg të siguruar rreptësisht në Stamboll. Avokati i tij deklaroi se dëshmitari nuk ka kërkuar që biseda e xhiruar të mos emetohet. 

Toktash është një nga pesë gazetarët të cilët janë arrestuar gjatë disa ditëve të fundit. 

Katër të tjerët, në mesin e të cilëve edhe drejtori i lajmeve të “Hallk TV”, Serhan Asker, si dhe gazetarët Seda Selek, Barish Pehlivan dhe Kjurshad Ogus, ishin liruar nën mbikëqyrje gjyqësore. 

Arrestimet vijuan pasi “Halk TV” emetoi bisedë telefonike ndërmjet gazetarit Pehlivan dhe ekspertit, lidhur me hetim për komunën e Stambollit. 

Ministri turk i Drejtësisë, Jillmaz Tunç, deklaroi se hetimi kundër televizionit ishte ngritur për shkak të “shkeljes së fshehtësisë së komunikimit”. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR