• e mërkurë, 23 tetor 2024

Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me dënim me burg prej tetë vjetëve

Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me dënim me burg prej tetë vjetëve

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Në Tetovë, sot në ora 08:50 minuta nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.B. (41) nga Tetova.

MPB-ja kumtoi se ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tetë vjetëve për vepër penale të kryer “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë në Shkup, ku ka pasur të vuajë dënim me burg edhe një vit e gjashtë muaj.

Personi është shoqëruar në Instirucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR