• e martë, 07 maj 2024

Arrestohet hajduti në Strumicë

Arrestohet hajduti në Strumicë

Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Më datën 21.04.2024 në ora 01:10 minuta nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria GJ.M. (36) nga Pehçeva, njoftuan nga MPB-ja.

Ai dyshohet se më datën 20.04.2024 në ora 22.45 minuta në objekt shitjeje në Strumicë me anë të kërcënimit ndaj të punësuarës ka marrë më shumë produkte.

"Personi është në mbajtje në Stacionin policor Strumicë, kurse për ngjarjen është informuar Prokurori Publik nga PTHP Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundr tij do të parashtrohet kallëzim përkatës". mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR