• e martë, 25 qershor 2024

Arrestohet hajduti në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg

Arrestohet hajduti në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Ndjekjeve pranë SPB Shkup dje në ora 14:35 minuta në zonën e komunës Aerodrom në Shkup, e kanë privuar nga liria S.L. (37) nga Shkupi, i cili është kërkuar me urdhërarrestë nacional në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti për vepër penale të kryer “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB-ja , personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit me burg. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR