Arrestohet hajduti në Prilep
- Nëpunës policorë të NJPB Prilep dje në ora 10.50 minuta në Prilep, e kanë privuar nga liria XH.P. (41) nga Prilepi.
- Post By Melahat Baftija
- 13:43, 8 prill, 2024

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të NJPB Prilep dje në ora 10.50 minuta në Prilep, e kanë privuar nga liria XH.P. (41) nga Prilepi.
"Ai dyshohet se rreth orës 05:30 minuta ka kryer “vjedhje të rëndë” në objekt shitjeje në Prilep gjatë së cilës ka vjedhur më shumë sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është në mbajtje në stacion policor", informojnë nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës". mb/