• e diel, 29 shtator 2024

Arrestohet hajduti në Kumanovë

Arrestohet hajduti në Kumanovë

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Kumanovë në ora 03:40 minuta të mëngjesit, e kanë privuar nga liria S.D. (28) nga Kumanova.

Në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, ai është pikasur gjatë tentimit të vjedhjes të më shumë sendeve nga një automjet i parkuar.

"Poashtu, ai dyshohet se gjatë natës së kaluar me përdorimin e forcës ka hyrë në disa automjete në lokacione të ndyrshme në Kumanovë dhe ka vjedhur më shumë sende. S.D. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", sqarojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR