• e hënë, 08 korrik 2024

Arrestohet hajduti i druve nga rrethina e Shkupit, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Arrestohet hajduti i druve nga rrethina e Shkupit, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor Draçevë e kanë privuar nga liria XH.SH. (39) nga f. Ellovë, komuna Studeniçan.

Siç njoftojnë sot nga MPB-ja, Ai është pikasur nga ana e nëpunësve policorë se si me automjetin “fiat tipo” me tabela të regjistrimit të Shkupit transporton dru për ngrohje pa dokumentacion. XH.SH. ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt është kapur dhe është arrestuar

"Automjeti dhe drutë janë sekuestruar për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga policia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR