• e enjte, 20 mars 2025

Arrestohen personat që ndezën fishekzjarrë mbrëmë në Shkup në ditë zie

Arrestohen personat që ndezën fishekzjarrë mbrëmë në Shkup në ditë zie

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Policia mbrëmë ka arrestuar dy persona të moshës 18 vjeçare nga Shkupi të cilët ndezën fishekzjarrë në një festë ditëlindjeje të organizuar në një objekt hotelierik në Parkun e Qytetit, me çka nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan.

"Më 19 mars 2025 rreth orës 21.25 në SPB Shkup është denoncuar se në parkun e qytetit në Shkup ka fishekzjarrë dhe nuk respektohet vendimi i Qeverisë për zinë shtatëditore. Është vepruar menjëherë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe është vërtetuar se në një objekt gastronomie në parkun e qytetit ishte organizuar festimi i ditëlindjes, me ç’rast M.F. (18) dhe М.F. (18), të dy nga Shkupi kishin ndezur fishekzjarrë", informojnë nga MPB. 

Nga aty shtojnë se ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor lidhur me nenin 387 të KP-së, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 


     

QËNDRONI TË LIDHUR