• e shtunë, 05 tetor 2024

Arrestohen një person 21 vjeç dhe një i mitur nga Tetova gjatë vjedhjes së një motoçiklete

Arrestohen  një person 21 vjeç dhe një i mitur nga Tetova gjatë vjedhjes së një  motoçiklete

 Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Një njëzet e një vjeçar dhe një i mitur, të dy nga Tetova, janë arrestuar gjatë vjedhjes së një motoçiklete, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

 "Herët në mëngjes në orën 02:30 minuta, në rrugën "Ivo Lola Ribar" në Tetovë, nëpunës policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë i kanë privuar nga liria M.S. (21) nga dhe një të mitur, të dy nga Tetova. Ata janë kapur në flagrancë gjatë vjedhjes së motoçikletës në oborrin e një shtëpie. Sendi i vjedhur i është kthyer pronarit, kurse personat janë në mbajtje në stacion policor" sqarojnë nga MPB-ja.

 Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR