• e mërkurë, 08 janar 2025

Arrestohen nëntë shtetase të huaja gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Tetovës

Arrestohen nëntë shtetase të huaja gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Tetovës

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) – Nëntë shtetase të huaja janë arrestuar gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë – Zhelinë, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ishin arrestuar nëntë shtetase të huaja, të moshës prej 21 deri 38 vjet, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe nga Brazili”, sqarohet në kumtesën e MPB-së.

Shtetaset e huaja ishin mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR