• e premte, 11 tetor 2024

Arrestohen kriminelët e kërkuar me urdhërarreste për shkak të arratisjes nga burgu

Arrestohen kriminelët e kërkuar me urdhërarreste për shkak të arratisjes nga burgu

Приведени криминалци барани со потерници поради бегство од затвор 

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Në Shkup sot, nëpunës policorë të Njësisë së policisë intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.B (33) nga Shkupi. Siç njoftojnë nga MPB-ja, ai ishte dënuar me dy vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhërarrest qendror kërkohej me urdhër të INK-Burgu Idrizovë për arratisje nga burgu.

Gjithashtu, sot rreth orës 13:25 në Shkup, nëpunës policorë Skuadra Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.G (27). Ai ka qenë i dënuar me një vit burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe kërkohej me urdhërarrest qendror me urdhër të gjykatës për shkak të arratisjes nga institucioni ndëshkues-korrektues.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, personat  do të shoqërohen në institucion ndëshkues-korrektues kompetent për vuajtjen e dënimit me burg. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR