• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen katër persona në lidhje me skandalin në Onkologji

Arrestohen katër persona në lidhje me skandalin në Onkologji

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Në lidhje me skandalin në Onkologji deri në këtë moment janë kryer bastisje në tre lokacione dhe janë arrestuar katër persona, informojnë nga Prokuroria dhe theksojnë se Prokuroria Themelore Publike në Shkup vazhdon me veprimet dhe se publiku do të njoftohet menjëherë, pasi që të krijohen kushte për këtë. 

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë, ndërsa të tjerët ishin të punësuar, prej të cilëve njëra është motër medicinale, siç konfirmuan më parë në një deklaratë për mediat drejtoresha e Klinikës Violeta Klisarova dhe drejtori organizativ, Halid Matoshi. 

Ish-drejtori i Klinikës për onkologji dhe radioterapi dhe dy të punësuar, prej të cilëve një infermiere, janë arrestuar sot lidhur me skandalin në Onkologji, i cili vitin e kaluar e tronditi

Ata theksuan se Klinika funksionon normal dhe të gjitha kontrollet dhe terapitë e caktuara vijojnë pa probleme. Theksuan se kompetentët nuk kanë biseduar me ata, por vetëm u kanë thënë se kishin urdhër për atë se kush duhet të arrestohet. Më parë nga Prokuroria Publike konfirmuan për MIA-n se bastisjet janë me urdhër të prokurorit publik, ndërsa më shumë hollësi paralajmëruan gjatë ditës, edhe pse disa media dolën me inicialet e të arrestuarve, e madje edhe me emrin e ish drejtorit Nino Vasev. 

"Prej këtu janë marrë tre. Ish drejtori dhe dy të punësuar. Sekretaresha nuk u paraqit sot në punë, ndoshta është marrë prej diku, telefonin e ka të ndalur", deklaroi Matoshi në pyetjen se për sa persona ka pasur urdhra. 

Klisarova theksoi se Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë punon dhe funksionon normal. 

"Të gjithë pacientët që kanë termine, kontrolle dhe terapi të parapara, si dhe pranimi i pacientëve të rinj funksionon normal. Punojnë të gjitha ambulancat. Punojmë me kapacitet të plotë në Klinikë dhe për këtë bëj thirrje që të mos krijohet panik. Asnjë nga pacientët nuk do të kthehet. Të gjithë do ta marrin terapinë e paraparë dhe planifikuar", tha ajo. 

Новата в.д. медицинска директорка, Виолета Клисаровска на Универзитетската клиника за радиотерапија и онкологија формираше онколошки конзилиум, надлежен за правилна и подобрена покриеност на

Drejtoresha shtoi se gjithçka që ka të bëjë në lidhje me hetimin dhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë paradites më tutje si informacione do t'i thonë organet hetuese. 

Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me urdhër gjyqësor, ndërsa në bazë të të dhënave të publikuara në tekstet e gazetarëve, ishin kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private. Gjatë kësaj ishin marrë kompjuterë dhe dokumente, të cilat pastaj ishin dhënë për analizë dhe ekspertizë. 

Ministria e Shëndetësisë atëherë dha mbështetje për aksionin e Prokurorisë dhe policisë, ndërsa ish kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se bëhet fjalë për pretendime të cilat nuk guxojnë të ndodhin dhe bëri thirrje që të mos bëhet bujë dhe të sulmohen të gjithë mjekët. Nga ana e Qeverisë, shtoi atëherë, nuk do të ketë kurrfarë intervenimesh në lidhje me mbrojtjen e secilit.

Lidhur me skandalin është formuar Komision Hetimor në Kuvend, para të cilit dëshmuan ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual Fatmir Mexhiti, ish-drejtorët dhe drejtorët aktualë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë. Anëtarët e Komisionit kishin 30 ditë kohë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe 30 ditë të tjera për shqyrtimin e dokumentacionit. Rasti ndau pushtetin dhe opozitën. Afati për nxjerrjen e konkluzioneve të Komisionit Hetimor në Kuvend ishte deri më 3 dhjetor. Deputetët e shumicës qeveritare dhe opozitës, për shkak të mosmarrëveshjeve dolën me konkluzione të ndryshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR