• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen dy huliganët e mitur për shkak të rrahjes dhe vrasjes së vëllaut të nënkryeministrit të BeH-së

Arrestohen dy huliganët e mitur për shkak të rrahjes dhe vrasjes së vëllaut të nënkryeministrit të BeH-së

Beograd, 28 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq sot deklaroi se policia ka identifikuar dy sulmuesit e Gj.Mijatoviq, vëllaun e nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili ishte rrahur dhe vrarë pardje në Beograd, prej të cilëve njëri prej tyre F.B. (16) është arrestuar, ndërsa i dyti i mitur N.Z (17) vet u dorëzua në polici, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Të miturit janë dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë. F.B sot ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e lartë publike, pas çka i është caktuar masë paraburgim prej 30 ditëve. Për të dyshuarin e dytë është paraparë marrje në pyetje në prokurori dhe paraburgim.

Siç u konfirmua, të miturit dyshohet se i kanë shkaktuar goditje në kokë dhe lëndime të rënda trupore Mijatoviqit, i cili ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

Siç kanë njoftuar mediat në Beograd, djali i Mijatoviqit i është ankuar babait të tij se në parkun Vozhdovac e kanë ngacmuar disa të rinj. Mijatoviq pastaj ka shkuar tek ata, ndërsa pas një diskutimi të shkurtë, ata e kanë sulmuar dhe e kanë goditur.

Ai në gjendje të rëndë është pranuar në spital, ku iu nënshtrua plagëve. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR