Arrestohen dy banorë të Haraçinës të cilët me kërcënim kanë marrë para dhe një celular
- Policia nga SPB Shkup sot në orën 01:00 ka privuar nga liria V.N (22) dhe S.B. (27), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Policia nga SPB Shkup sot në orën 01:00 ka privuar nga liria V.N (22) dhe S.B. (27), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, personat dyshohen se të dielën rreth orës 22:00 në rajonin e Gazi Babës me kërcënim nga M.N. (31) nga Shkupi kanë marrë para dhe celular.
"Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë adekuate", njoftoi MBP. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s