Arrestohen 11 persona për furnizime të dyshimta të derivateve, ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash
- – Gjithsej 11 persona janë arrestuar në aksionin e djeshëm të MPB-së të zbatuar në koordinim me PTHP NKOK. Në bazë të urdhrave të siguruar nga Gjykata Themelore Penale ishin bërë bastisje në disa lokacione në rajonin e Shkupit, Manastirit dhe Kërçovës, te persona juridikë dhe fizikë, lidhur me vepra të kryera penale për furnizime të dyshimta të derivateve. MPB informon se një person është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe një person është me masë paraburgimi.
- Post By Fitore Curri
- 14:30, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) – Gjithsej 11 persona janë arrestuar në aksionin e djeshëm të MPB-së të zbatuar në koordinim me PTHP NKOK. Në bazë të urdhrave të siguruar nga Gjykata Themelore Penale ishin bërë bastisje në disa lokacione në rajonin e Shkupit, Manastirit dhe Kërçovës, te persona juridikë dhe fizikë, lidhur me vepra të kryera penale për furnizime të dyshimta të derivateve. MPB informon se një person është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe një person është me masë paraburgimi.
“Deri më tani, nga bastisjet e bëra janë gjetur dhe marrë dokumente, pesë telefona mobilë, rreth 1.500 copë municion nga kalibri i ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete të udhëtarëve”, bëhet e ditur në kumtesë.
Nga ana e MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është parashtruar padi penale për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra të dënueshme” kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik edhe atë: V.K (55) nga Manastiri, A.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna Mavrovë dhe Rostushë, E.P. (52) nga Shkupi, M.H. (60) nga Shkupi, B.M. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga komuna Zhelinë, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi. R.K. (38) nga Shkupi, E.S. (43) nga Kërçova dhe A.J. (40) nga fshati Pllasnicë dhe një person juridik nga Shkupi.
MPB njoftoi se pas udhëzimeve të prokurorit kompetent publik do të vazhdojë me marrjen e aktiviteteve dhe veprimeve të mëtutjeshme të policisë me qëllim të sigurimit të dëshmive të tjera lidhur edhe me vepra të tjera penale.
Pas bastisjeve në shumë lokacione në mbarë vendin për furnizime të dyshimta të derivateve të naftës, dje një pjesë e mediave publikuan se është arrestuar pronari i RKM dhe ish drejtor i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” Ratko Kapushevski dhe pronari i “Pucko Petrol” Asmir Jahoski. fc/