• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armenia ka ngrirë anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive

Armenia ka ngrirë anëtarësimin   në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive

Jerevan, 23 shkurt 2024 (MIA) - Armenia ka ngrirë anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (OTSK) të udhëhequr nga Rusia, sepse kjo aleancë e tradhtoi vendin, deklaroi kryeministri Nikol Pashinjan. 

Pashinjani, gjithashtu, tha se Azerbajxhani, vendi me të cilin Armenia ka luftuar dy luftëra në tre dekadat e fundit, nuk po u përmbahet parimeve të nevojshme për lidhjen e marrëveshjes afatgjatë të paqes dhe theksoi se Azerbajxhani po përgatitet të kryejë një sulm të ri. 

Pashinjani në një intervistë për televizionin Frans 24 që u transmetua mbrëmë,   tha se OTSK, në të cilën dominon Rusia, ka tradhtuar Armeninë. 

"Marrëveshja për siguri kolektive nuk i ka përmbushur qëllimet e saj për sa i përket Armenisë, veçanërisht në vitin 2021 dhe 2022", tha Pashinjani përmes një përkthyesi. "Tani praktikisht e kemi ngrirë pjesëmarrjen tonë në këtë marrëveshje. Sa i përket hapave tanë të ardhshëm, ne do të duhet të shohim", shtoi ai.

Kryeministri armen  në intervistë tha se  edhe për momentin nuk ka bisedime për mbylljen e bazës ruse në Armeni. Kjo çështje është objekt i marrëveshjeve të ndryshme. 

 Kremlini sot tha   se Rusia planifikon të kontaktojë me Armeninë dhe se i duhen më shumë detaje.

"Pala armene nuk ka ndërmarrë hapa zyrtarë lidhur me  këtë drejtim", shtuan nga atje, duke menduar në ngrirjen e pretenduar të pjesëmarrjes së saj në OTSK. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR