• e diel, 09 shkurt 2025

Armata izraelite u tërhoq nga korridori Necarim në Rripin e Gazës

Armata izraelite u tërhoq nga korridori Necarim në Rripin e Gazës

Gazë, 9 shkurt 2025 (MIA) – Ushtria izraelite u tërhoq nga korridori Necarim, që kalon përgjatë Rripit të Gazës, si pjesë e Marrëveshjes për armëpushim, njoftoi Hamasi.

Një përfaqësues anonim izraelit konfirmoi se armata izraelite u tërhoq nga pozicionet e saja në qendër të enklavës. Ushtria izraelite paraprakisht e uli praninë e saj në këtë zonë. 

Hamasi tërheqjen e armatës izraelite nga korridori Necarim e festoi si fitore të tij. 

Korridori Necarim, i gjatë 6,4 kilometra, i vendosur në jug të qytetit Gazë, ishte nën kontroll të armatës izraelite që në muajt e parë të pushtimit ndaj enklavës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR